Merr fund dilema, Rabiot i thotë ‘PO’ gjigantit evropian

Adrien Rabiot po largohet nga PSG-ja.

Sport

18/12/2018 09:14

Adrien Rabiot e dëshiron largimin nga PSG-ja edhe pse ka marr ofertë të majme në kontratën e re.

Mesfushori francez dëshiron të luajë në një skuadër më të madhe, andaj tashmë disa klube e duan transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Rabiot është duke u kërkuar nga Barcelona, ndërsa këta të fundit janë bërë shkak që ai ta refuzoj kontratën e re.

Mesfushori francez i ka konfirmuar skuadrës katalonase se dëshiron të transferohet në janar në ‘Camp Nou’, andaj gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur. /Lajmi.net/