Merr fund dilema: Kjo është skuadra e re e Balotellit

Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre të re, ku kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.

Sport

20/01/2019 16:58

Mario Balotelli tashmë ka marrë disa oferta për tu larguar nga Nice, ndërsa është shumë afër të largohet nga ta.

Sulmuesi italian është duke u kërkuar me ngulm nga Marseille, e që marrëveshja thuhet se është në prag, përcjell lajmi.net.

Balotelli e dëshiron transferimin te rivali i Nices, po problem është paga e tij e lartë.

Super Mario kërkon 8 milionë euro në sezon, ndërsa Marseille nuk ofron më shumë se 5 milionë. /Lajmi.net/