Merr fund aventura e paharrueshme e shqiptarëve të Zvicrës në Botëror, Suedia në çerekfinale

Suedezët triumfuan me rezultat minimal, 1:0.

Sport

03/07/2018 17:53

Zvicra e shqiptarëve është eliminuar nga Kampionati Botëror.

Helvetikët u mposhtën nga Suedia, e cila në këtë mënyrë kualifikohet në çerekfinale, përcjellë “Lajmi.net”.

Suedezët triumfuan me rezultat minimal, 1:0.

Vendimtar ishte goli i realizuar nga Forsberg, në minutën e 66.

Ai realizoi me ndihmën e devijimit të mbrojtësit Akanji.

Seudia në çerekfinale takohet me fituesin e çiftit Kolumbi-Angli, që zhvillohet sonte.

Në anën tjetër, Zvicra i jep fund këtu aventurës në Rusi, e cila do të jetë e paharrueshme për çdo shqiptar, për shkak të mbrëmjes ku shqiponjat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit festuan ndaj Serbisë. /Lajmi.net/

https://twitter.com/armin_vehs/status/1014169205241937920