Merr flakë vetura, digjet brenda saj drejtuesi 39-vjeçar

39-vjeçari me iniciale Gj.B., nuk arriti të dalë në kohë nga mjeti, duke u djegur brenda tij.

Lajme

20/10/2018 08:27

Një shtetas ka humbur jetën, teksa është djegur në mjetin e tij, që kishte marrë flakë në ecje, pak para mesnatës në qytetin e Korçës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, pranë Kampit të Punëtorëve, ndërsa mjeti i djegur ishte tip Mercedes Benz, me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i tij, shtetasi 39-vjeçar me iniciale Gj.B., nuk arriti të dalë në kohë nga mjeti, duke u djegur brenda tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë mjetin, raporton “Tch”.

Ndërkohë është ngritur edhe grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.