Merkel uron Haradinajn: Keni detyra të rëndësishme para vetes, dialogu, demarkacioni… – Lajmi.net
Merkel uron Haradinajn: Keni detyra të rëndësishme para vetes, dialogu, demarkacioni…
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:29, 13 September 2017
Angela Merkel
Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në uebfaqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira para vetes, raporton lajmi.net.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje. Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj të dytë.

Sinqerisht ju

Angela Merkel

Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në fund të urimit. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Haradinaj, Merkel

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master