Merkel: Tragjedia në Austri, paralajmërim për BE-në

Tragjedia e 50 emigrantëve të cilët u gjetën të asfiksuar në një kamion në Austri, u cilësua si një paralajmërim nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila i bëri apel Evropës për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën e mijëra personave që dynden në kufijtë e saj.

Bota

27/08/2015 19:58

Zbulimi makabër u njoftua ndërkohë që Merkel merrte pjesë në Vjenë në një samit me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkuan një plan veprimi nga BE për frenimin e imigrantëve.

“Ne jemi të gjithë të tronditur nga ky lajm i tmerrshëm. Ky është një paralajmërim për të na vënë në punë për të zgjidhur këtë problem dhe për të treguar solidaritet. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të mëdha. Është në përgjegjësinë tonë për t’i ndihmuar këto vende”, shtoi ajo.

“Sot është një ditë e zezë, kjo dramë na ka prekur të gjithëve”, deklaroi ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner duke shtuar se trafikantët e qenieve njerëzore janë kriminelë.