Merkel thotë se Trump është i shqetësuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot e ka informuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq se së bashku me Trumpin do të diskutohet për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Bota

14/03/2017 22:59

Sipas burimeve të ‘Blic’ të Serbisë, SHBA dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë të përfshihen në  Rajon pasi që ndikimi i Rusisë është i madh, transmeton lajmi.net

“Merkel tha se është e shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Bosnjë dhe zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj për tu angazhuar seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar që Vuçiq të jetë garantues i paqes në Ballkan”, ka thënë burimi në fjalë.

Takimi Vuçiq-Merkel u zhvillua sot, pas të cilit kancelarja gjermane tha se raportet Kosovë-Serbi janë më të mira. /Lajmi.net/