Merkel thotë se ka marrëdhënie të mira me Donald Trumpin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të shtunën se ajo dhe presidenti Donald Trump kanë ndërtuar ‘marrëdhënie të mira pune’ edhe pse kanë pasur një diskutim të ftohtë në vitin e kaluar.

Bota

29/04/2017 15:04

 

“Presidenti Trump dhe unë kemi zhvilluar raporte të mira pune, përkundër pikëpamjeve të ndryshme”, ka thënë Merkel transmeton lajmi.net

“Kur ne flasim në lidhje me konfliktin në Ukrainë, luftën në Siri apo edhe luftën kundër terrorizmit të gjitha këto janë konflikte janë në pragun e derës në Evropë”, u shpreh kancerlarja gjermane.

“Dhe në qoftë se duam të zgjidhim këto probleme dhe t’i ndihmojmë njerëzit, atëherë kemi nevojë për përkrahje të madhe nga SHBA”, ka deklaruar Angela Merkel.

Kohë më parë kancelarja e Gjermanisë realizoi një vizitë me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. /Lajmi.net/