Merkel: Të gjithë sulmuesit seksualë do të dëbohen nga vendi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania do të dëbojë shtetasit e huaj, të cilët gjenden fajtorë për sulmet seksuale në Koln. Ajo ka thënë se duhet t’iu dërgohen sinjale të qarta atyre që nuk janë të përgatitur të veprojnë në përputhje me ligjin gjerman.

Bota

08/01/2016 13:44

“Ajo çfarë ka ndodhur natën e Vitit të Ri, nuk është e pranueshme. Këto janë akte të neveritshme kriminale që një shtet si Gjermania nuk do t’i pranojë”, ka thënë Merkel.

Policia gjermane ka thënë se 121 vajza kanë raportuar nëpër stacione të ndryshme se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Deri më tani janë identifikuar 16 të dyshuar, por nuk ka pasur arrestime. Incidente të ngjashme në natën e Vitit të Ri tani janë raportuar edhe në Finlandë dhe Zvicër. Autoritetet gjermane po veprojnë me kujdes në këtë rast pas gruptu kundra emigrantëve mund ta përdorin atë për të nxitur urrjetjen.

Lëvizja anti islam në Gjermani Pegida tha se sulmet ishin pasojë politikës se dyerve të hapura për emigrantët e ndjekur nga kancelarja Merkel.

Vitin e kaluar, Evropa është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve dhe migrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi 1 milion njerëz, shumica të ikur nga lufta në Siri, kanë hyrë vetëm në Gjermani.

Një grup të rinjsh, me prejardhje arabe, duket se qëndron prapa sulmeve të natës së Vitit të Ri.