Merkel shprehet pro idesë së krijimit të ushtrisë evropiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë evropiane.

Bota

13/11/2018 16:01

Me shumë interes është pritur fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të ardhmen e Evropës në Strasburg.

Një gjysmë vit para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pritet se çfarë vizioni do të paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë evropiane.

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie evropiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë evropiane.

Në Parlamentin Evropian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. “Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë evropiane.”

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre.

Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve.

Kancelarja gjermane, theksoi në Strasburg po ashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë./DW/