Merkel: Schmidt ishte institucion i politikës gjermane

Helmut Schmidt ishte institucion i politikës gjermane, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kancelarit.

Bota

10/11/2015 22:32

”Ai ishte një politikan që çmonte edhe këshillat që i jepeshin”, theksoi ajo.

Duke evokuar menaxhimin e përmbytjeve të Hamburgut, të vitit 1962, kancelarja tha se ”më kujtohet kur ishim fëmijë dhe dëgjonin në radio lajmet për Hamburgun, ku ishin gjyshërit e mi, me shqetësim dhe besim te Helmut Schmidti”.

”Ky është kujtimi im i parë dhe shumë personal me ish-kancelarin”, tha Merkel.

”Schmidt karakterizohej nga improvizimi, çka shënoi lidershipin e tij në një periudhë emergjente për Gjermaninë”, theksoi ajo./ atsh