Merkel: Nuk i kam inkurajuar refugjatët për të ardhur në Evropë

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot hodhi poshtë akuzat se Gjermania ka inkurajuar më tej refugjatët për të shkuar në Evropë, duke dërguar sinjalet e mirëpritjes.

Bota

15/09/2015 20:58

Merkel tha se imazhet që u transmetuan në të gjithë botën nuk janë të sajat, por të gjermanëve që shprehin mirë se ardhjen e njerëzve në stacionin në Mynih dhe në vende të tjera.

Ajo thotë se e tërë bota ka thënë se ky është një gjest i mirë që erdhi nga zemra e njeriut.

“Nëse ne fillojmë të kërkojmë ndjesë për treguar një fytyrë miqësore në raste urgjente, atëherë ky nuk është vendi im,” tha ajo, transmeton TetovaSot.