Merkel: Ndaleni urrejtjen ndaj emigrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë apel për të ndalur protestat kundër emigrantëve, të cilat u zhvilluan nga ekstremistët e krahut të djathtë, në Heidenau pranë Dresdenit, qytet ku disa ditë më parë u zhvilluan protesta të dhunshme kundër emigrantëve.

Bota

26/08/2015 20:00

Ekstremistët e djathtë, sapo ajo ka mbërritur në Heidneau e kanë pritur me fishkëllima dhe me zëra urrejtjeje duke e quajtur atë tradhtare.

Po ashtu, përveç protestave kundër emigrantëve që janë mbajtur në Dresden, dy ditë më parë gjermanët në Berlin ia kanë vënë zjarrin një salle të sportit që ishte planifikuar për strehimin e azilantëve./lajmi.net