Merkel mori mandatin e katërt, Basha e uron

Kryetari i PD Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj.

Lajme

14/03/2018 16:33

Partia Demokratike njofton se Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida”.

Basha shkruan gjithashtu se drejtimi i Gjermanisë nga Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.

Kryetari Basha e falenderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Jug-lindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë, sipas tij, mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane./Top Channel