Merkel merr vlerësimin më të lartë nga Muzeu Amerikan i Holokaustit

Muzeu Amerikan Përkujtimor i Holokaustit do t’i japë vlerësimin e saj më të lartë kancelares gjermane, Angela Merkel për përpjekjet e saj për të promovuar kujtimin e Holokaustit në Gjermani.

Bota

24/03/2017 15:46

Muzeu njoftoi dje se do t’i japë Merkelit vlerësimin “Elie Wiesel Award”, që mban emrin e një të mbijetuari të njohur të Holokaustit, gjatë një darke më 24 prill.

“Kancelarja Merkel ka treguar një angazhim të palëkundur për të ruajtur memorjen e Holokaustit në prioritetet e Gjermanisë”, tha Tom Bernstein, drejtori i muzeut, duke vlerësuar përpjekjet e saj që të hapë arkivat e Holokaustit për publikun.