Merkel: Me Trumpin do punojmë për zhvillimin e NATO-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se presidenti Trump ka theksuar rëndësinë që e ka NATO, duke shtuar se dy shtetet do të punojnë në këtë aspekt.

Bota

17/03/2017 19:54

“Presidenti theksoi rëndësinë që e ka NATO dhe ne do të vazhdojmë të punojmë bashku”, ka thënë Merkel, transmeton lajmi.net.

Kancelarja gjermane ka folur edhe për çështjen e refugjatëve, ku ka deklaruar se atyre duhet tu jepet rasti për të jetuar aty ku janë.

“Refugjatëve duhet tu jepet rasti që të jetojnë aty ku janë. Do vëzhgojmë situatën në Siri, dhe Libi, duke punuar gjithashtu edhe për çështjen në Afganistan”, është shprehur kancelarja gjermane.

Edhe Trump edhe Merkel, kanë rikonfirmuar raportet e mira ndërshtetërore, duke synuar thellimin e tyre. /Lajmi.net/