Merkel mbështetet nga 74 për qind e gjermanëve

Qeveria gjermane dhe kancelarja e saj kanë arritur maksimumin historik të popullaritetit në Gjermani. Qeverinë e mbështresin madje 57 për qind e qytetarëve, kancelarja Angela Merkel, ndërkaq gëzon mbështetje edhe më të madhe, plot 74 për qind. 

Bota

07/08/2014 23:39

Ky është rezultati i anketës së realizuar nga radioja shtetërore gjermane ARD.

Anketa ka përfshirë mbi 1,000 qytetarë, kurse nivel të lartë të popullaritetit kanë arritur edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Financave, transmeton agjencia britanike e lajmeve Reuters.

Gjermania në çerekun e parë të vitit të kaluar kishte realizuar rritjen më të madhe ekonomike në tre vjetët e fundit.