Merkel kundër zgjidhjes ushtarake të konfliktit me Korenë Veriore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se kundërshton përdorimin e forcës për zgjidhjen e konfliktit me Korenë Veriore.

Bota

11/08/2017 19:11

Porosia e kancelares gjermane vjen pasi që presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Pjong-jangun se ushtria amerikane është e gatshme nëse Koreja Veriore “sillet në mënyrë të paarsyeshme”.

“Nuk shoh zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, ka thënë Merkel për media.