Merkel kritikon partnerin e koalicionit për Sirinë

Kryeministrja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kritikuar partnerin e koalicionit SPD.

Bota

12/09/2018 15:59

E para e ekzekutivit ka hyrë në debat, pas kundërshtimit të Socialdemokratëve për ndërhyrjen e Bundeswehr-it në Siri.

“Është lehtë të jemi indiferent ndaj përdorimit të armëve kimike dhe të themi se ato i kanë shumë shtete dhe se nuk respektohet asnjë konventë ndërkombëtare që i ndalon këto “, u shpreh Merkel gjatë fjalimit të saj në parlamentin gjerman, shkruan Tagesschau, përcjell Klan Kosova.

Angela Merkel shtoi se përgjigja e qeverisë do të jepet në bazë të ligjit dhe obligimeve parlamentare që i kemi.

“SPD vazhdimisht kritikon iniciativat tona, pavarësisht çka ndodh në botë. Ata janë vazhdimisht kundër”.

CDU dhe CSU duartrokitën gjatë fjalimit të shefes së qeverisë, ndërsa deputetët e SPD-së rrinin të heshtur.