Merkel jep këshilla për sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Shqipëria është në rrugë të mirë drejt Bashkimit Evropian por ka ende pritje dhe këshilla për këtë shtet.

Lajme

08/07/2015 16:26

Kur flet për bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve, thotë se Shqipëria duhet t’i ketë të rëndësishme kushtet ligjore, në mënyrë që investitorët gjerman tu besojnë atyre kushteve.

“Tashmë kemi mundësi më të madhe për të arritur rezultate më të mira ekonomike. Kemi mundësi të shumta të bashkëpunojmë në turizëm, energji apo edhe telekomunikacion”, tha ajo.

Merkel thotë se Shqipëria duhet të shfrytëzojë përvojat e vendeve të tjera sa i përket reformave të drejtësisë, në mënyrë që të bëjë veprime më të mira, raporton lajmi.net.

Kur foli për migrimin e shqiptarëve, Merkel tha se rinia e Shqipërisë ka nevojë për perspektiva të reja.

“Shqipëria nuk është një vend nga i cili azilkërkuesit do të njihen si azilant, por Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore e Shqipëria mund ta ofrojë këtë”, tha ajo.

Tha se kanë biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për marrëdhëniet në rajon dhe për vizitat, e në veçanti me ato të kryeministrit serb, Aleksander Vuqiq.

“Ka pasur marrëdhënie të tensionuara por kanë ndryshuar. Biseduam edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe Kosovën”, tha Merkel.

Ndërsa vet Rama tha se vizita e Merkel në Shqipëri ka vlerë të madhe, sepse sipas tij, Merkel vjen të tregoj jo vetëm vëmendje të qartë por edhe kuptim të thellë Shqipërisë për rajonin.

Rama tha se që tre takimi më Merkel për më pak se një vit tregojnë se për mundësitë e bashkëpunimit.

“Në këto ditë të trazuara ka mundësi ta mbajmë jetike idenë për rrugën drejt BE-së. Jemi të vendosur të ecim drejt rrugës së përbashkët me fqinjin tonë të përbashkët serb……Ky është mesazh për t’i dhënë fund urrejtjes, e shembull duhet merret Gjermania dhe Franca…. Paqja që kemi arritur deri këtu ka një fjalë: Evropa. Është paqe evropiane që kanë dal nga luftërave të ndryshme”, tha Rama.

Kur foli për mos të drejtën e shqiptarëve për azil në BE, Rama tha se ky duhet parë si një problem social.

I premtoi Merkel-ti se asnjëherë populli shqiptarë nuk e harron se Gjermania ia ka shtrirë dorën e ndihmës vazhdimisht.(lajmi.net)