Merkel e do Britaninë “jashtë” BE-së

Njëri prej figurave kryesore të partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, George Osborne, ka thënë se lideri i konservatorëve, aktualisht kryeministri David Cameron do të vazhdojë të ndjekë “interesin kombëtar” brenda Bashkimit Evropian, pavarësisht paralajmërimeve të kacelarës gjermane, Anglea Merkel. 

Bota

03/11/2014 13:00

Osborne ka thënë se populli britanik është i shqetësuar lidhur me lehtësirat e Bashkimit Evropian ndaj emigracionit, por edhe me ndarjen e përfitimeve që adresohen brenda këtij unioni.

Sipas një artikulli të botuar në Der Spigel, e cila bazohet në burime qeveritare, kancelaria Merkel ka thënë se më parë do të dëshironte që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga unioni se sa të lejojë atë që të ketë një sistem të kuotave për emigrantët e BE-së.

Kryeredaktori i BBC-së për Evropë, Gavin Heëitt, ka thënë se Gjermania e do Mbretërinë e Bashkuar në Bashkimin Evropian, porse artikulli në revistën e lajmeve Der Spiegel shprehin pikëpamjet e Berlinit zyrtar se thirrja britanike për kufizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve është “vija e kuqe” që nuk mund të kalohet.

David Cameron dëshiron të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe përpara mbajtjes së referendumit “In/Out” (brenda ose jashtë BE-së), që ai e ka palarmajmëruar nëse mbetet në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Kryeministri, i cili pritet të përcaktojë pozicionin e tij mbi emigracionin para Krishtlindjeve, ka insistuar se kufizimi i lirisë së lëvizjes së punëtorëve do të jetë pikë kryesore e strategjisë gjatë rinegociimit për anatërësim të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Por kancelaria Merkel, sipas burimeve të Der Spigel, ka bërë të qartë se ajo do të tërheqë mbështetjen e saj për anëtarësimin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në qoftë se Cameron vazhdon të shtyjë reformën e migracionit, që sipas saj kërkon ndryshime themelore të bazuara në parimet e organizatës.

Paralajmërimet Cameron-Merkel ia kanë bërë njëri-tjetrit sy me sy, në margjinat e takimit të fundit të udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbajtur javën e kaluar në Bruksel. /lajmi.net/