Merkel dënon grusht shtetin në Turqi

Kancelarja gjermane tha se populli turk ka të drejtën për të zgjedhur udhëheqësit e tyre politikë përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Bota

16/07/2016 16:50

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot e dënoi grusht shteti në tentativë ushtarake në Turqi dhe tha se Berlini qëndron nga ata që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

“Është tragjike që kaq shumë njerëz janë vrarë. Gjakderdhjet në Turqi duhet të ndalet menjëherë”, tha Merkel, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Kancelarja gjermane tha se populli turk ka të drejtën për të zgjedhur udhëheqësit e tyre politikë përmes zgjedhjeve të lira.

“Tanke në rrugë dhe sulmet ajrore kundër popullit nuk kanë si të arsyetohen”, tha Merkel. /lajmi.net/