Merkel bashkëndjenë me Parisin, ofron burime kundër terrorizimit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një deklaratë për ngjarjet e mbrëmshme në kryeqytetin francez është shprehur se sulmuesit në Paris “e urrejnë lirinë”.

Bota

14/11/2015 11:01

Duke folur me gazetarët në Berlin, kancelarja gjermane tha se viktimat “dëshironin të jetonin jetën të lirë në një qytet që në thelb ka lirinë”.

Merkel, gjithashtu i ka quajtur sulmuesit si “vrasës që e urrejnë pikërisht këtë jetë të lirë”.

Gjermania ka ofruar burimet e saj kundër terrorizmit në Francë dhe për të ndihmuar hetimet për ngjarjen e mbrëmshme.

“Sulmi nuk ka për qëllim vetëm Parisin, por ka në shënjestër të gjithë ne”, shtoi Merkel.