Merkel asnjëherë s’i ka dërguar ftesë zyrtare Mustafës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel asnjëherë nuk i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Lajme

16/03/2015 20:29

Megjithëkëtë, po punohet që ky takim mes tyre të futet në agjendën e tij gjatë vizitës që do ta ketë Isa Mustafa në qershorin e këtij viti në Berlin.

Për RTK-në këtë e konfirmoi Valon Murtezaj, këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit Mustafa.

Ai tha se që nga letra kur Merkel i ka dërguar Mustafës për t’i uruar marrjen e detyrës, kjo gjë e ka lënë të kuptohet se ajo do e takon së shpejti Mustafën.