Merkel anuloi takimin me Putinin sepse ai u vonua

Kancelaria gjermane, Angela Merkel është dashur që të takohet sot në orën 18:00 në Milano me presidentin rus Vlladimir Putin.

Bota

17/10/2014 00:28

Mirëpo, ky takim nuk ndodhi pasi që Putin u vonua, e Merkel nuk e priti atë.

Putini ishte sot për një vizitë në Serbi dhe sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare ai ishte vonuar për të shkuar në Milano për tu takuar me kancelaren Merkel.

Ndërkaq, nga zyra për informim e kancelares gjermane nuk kanë njoftuar nëse ky takim do të caktohet për ndonjë datë tjetër.

Tensionet në mes të këtyre dy liderëve me këtë rast raportohet se vetëm sa janë shtuar, transmeton lajmi.net. Merkel më herët gjatë ditës kishte kritikuar presidentin Putin se ai nuk po bën mjaftueshëm për të mbështetur armëpushimin në Ukrainë.

Ajo ka deklaruar se me Putinin do të bisedonte për marrëveshjen e armëpushimit, por që këtë bisedë ata nuk arritën ta zhvillonin sot në Milano.