Merkato: Arsenal mbreti i Evropës – Kjo është top 20-a e skuadrave me transferimet më të mira

Dritarja e transferimeve të verës ka qenë jashtëzakonisht interesante, me gijgantët evropian që kanë kryer disa lëvizje të mëdha.

Sport

13/08/2019 09:56

Si gjithmonë, liderët e La Liga ishin skuadrat që shpenzuan më shumë, me Atletico, Real e Barcelona që afruan lojtarë 120 milionësh, si Joao Felix, Eden Hazard e Antoine Griezmann.

Transferime të mëdha pati edhe në Premierligë, me skuadrën e Arsenal që konsiderohet që bëri merkaton më të mirë jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë.

Arsenal afruan në skuadër emra si Dani Ceballos, Kieran Tierney, David Luiz e Nicolas Pepe, përcjell lajmi.net.

Por, kush janë 20 skuadrat me merkaton më të mirë? ‘Goal’ ka përpiluar një listë, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë.

20 – Shakhtar Donetsk
19 – Roma
18 – Chelsea
17 – Porto
16 – Zenit
15 – Liverpool
14 – Ajax
13 – PSG
12 – Sevilla
11 – Napoli
10 – Manchester United
9 – Tottenham
8 – Manchester City
7 – Bayern Munich
6 – Atletico Madrid
5 – Juventus
4 – Dortmund
3 – Real Madrid
2 – Barcelona
1 – Arsenal

Kujtojmë se merkatoja në Spanjë, Gjermani dhe Itali nuk është mbyllur akoma. Barcelona akoma synon transferimin e Neymar, lëvizje që do të bënte merkaton e tyre të konsiderohej më e mirë sesa e Arsenal. /Lajmi.net/