Meritan Shabani debuton me fitore te Bayern Munich

Bayern Munich ka lënë pas humbjen në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, për t’u rikthyer te fitoret aty ku është i pakontestueshëm, në Bundesligë.

Sport

28/04/2018 17:23

Skuadra kampione e Bundesligës, edhe pse me shumë mungesa ka mposhtur me lehtësi 4:1 në ‘Allianz Arena’ Eintrach Frankfurtin.

Për gjigantin bavarez në këtë ndeshje debutoi edhe talenti 19 vjeçar nga Kosova, Meritan Shabani.

Shabani ishte në lojë për 59’ minuta.

Dorsch, Wagner, Rafinha dhe Sule shënuan në fitoren e Bayernit ndaj Eintrachtit, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Haller./Lajmi.net/