Merita i ka dy fjalë për të fejuarën e Albatritit (Foto)

Mbetet simpatikja e estradës,pavarësisht viteve dhe faktit që është bërë vjehërr, shkruan Kosovarja për Merita Spahiun-Muçiqin, e cila me zërin e saj të ëmbël qysh në këngët e para bëri për vete zemrat e publikut në Kosovë dhe jashtë saj.

ShowBiz

27/02/2016 23:40

Dihet , se këngëtarja para disa kohe e fejoi të birin Albatritin dhe kjo bëri që të pyetet: Si do të jetë Merita si vjehërr?

Kemi raporte shumë të mira. Tash ka kaluar koha e patriarkalizmit, kur raportet me vjehërr nuk ishin të mira .  Madje as në kohën time nuk kanë qenë keq, përderisa mund të them se në kohën, brezin e nënës sime nuk kanë qenë mirë.

Unë Egzonën , të fejuarën e djalit tim , qysh tash po e konsiderojë jo si nuse por si vajzën time të tretë, thotë, Merita, e cila mbase kësaj vere do bëjë dasmën e djalit.  /Kosovarja /