Merimangat pushtojnë parkun me rrjetat e tyre

Për shumicën e njerëzve, merimangat janë krijesat më të frikshme që ekzistojnë.

Fun

20/02/2018 08:30

Vetëm duke e parë një merimangë dikush mund të frikësohet, e imagjinojeni se çfarë do të ndodhte sikur ai person t’i shihte 1 milion sosh.

Dy vite më parë, miliona “merimanga foshnje” e bënë një pushtim në një park në Australi, duke mbuluar atë me rrjetat e tyre – fenomen ky i njohur si “tullumbace”, transmeton Gazeta Express.

Ky fenomen është gjithashtu edhe një metodë të cilën merimangat e përdorin për të arritur zonat të cilat ndryshe është e vështirë t’i arrijnë.

Më 2016, kur Leslie Anne Schmidt dhe partneri i saj shkuan në një park në Australi për të kapur një Pokemon (me PokemonGo), ata e gjetën atë të mbuluar në rrjeta merimangash.

Shikoni pamjet më poshtë: