Merimanga më e vjetër në botë vdes në moshën 43-vjeçare

Merimanga më e vjetër e njohur vdiq në moshën 43 vjeçare.

Fun

29/04/2018 00:00

Shkencëtarët australianë kishin studiuar merimangën gjatë dekadave. Sekreti i jetëgjatësisë së merimangës të pagëzuar “Numër 16” është padyshim në kushtet e tyre të jetesës..

Vëzhgimi i “Numrit 16” filloi tashmë në vitet 1970, ish kryesuesi i hulumtimit është tani edhe 88 vjeç.

Siç tha sot zëdhënësja Leanda Mason e Universitetit Curtin , jeta e jashtëzakonshme e merimangës ka dhënë njohuri të vlefshme për speciet. “Projekti u nis në vitin 1974 nga Barbara York Main”, thotë Mason. “Hulumtimi i tyre i detajuar na ka mundësuar të përcaktojmë se jeta e gjatë e merimangave është e lidhur me karakteristikat e tyre.”

Sa më pak energji të jetë e mundur
Merimanga helmues jeton në vende të fiksuara në të errëta, të cilat zakonisht nuk largohet, dhe gjithashtu ka një metabolizëm të ngadaltë. Veçanërisht femrat si “Numri 16” zakonisht nuk lëvizin më shumë se disa metra nga vendanimi i tyre. Sipas studiuesve, sekreti i jetës 43-vjeçare të merimangës është sa më pak energji dhe pa stres. /Lajmi.net/