Mërgimtari arrestohet për ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar të një shtetas shqiptar të Kosovës me inicialet D.M. (1992) nën dyshimin për dhënie të ryshfetit zyrtarëve policorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, por do të paraqitet të martën në Gjykatën Themelore në Pejë.

Lajme

31/12/2013 13:04

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 21 vjeçare në qytetin e Pejës, nën dyshimin se ka ofruar ryshfet për zyrtarët policorë në vlerë prej 20 eurosh.

Shtetasi i Kosovës me inicialet D.M. është arrestuar nga njësiti patrullues dhe është dërguar në njësitin e specializuar për hetimin e krimeve ekonomike. Pas intervistimit, me autorizim të prokurorit i dyshuari është liruar, por do të paraqitet të martën në Gjykatën Themelore në Pejë

“Policia e Kosovës në përputhje me autorizimet policore, me datë 30.12.2013 rreth orës 16:15 në fshatin Vitomiricë komuna Pejë, gjatë një kontrolli ka ndaluar ngasësin i cili drejtonte mjetin e tipit “Audi  A6”, me targa të jashtme, me të cilin kishte shkaktuar vozitje të rrezikshme.

“Pas ndalimit i dyshimti shtetas shqiptar i Kosovës D.M. (1992) me punë të përkohshme jashtë  vendit, për të mos i shqiptuar gjobë, u kishte ofruar zyrtarëve policorë ryshfet në vlerë prej 20 euro”.

“Njësiti patrullues  i Njësitit Komunikacionit Rajonal në Pejë ka ndërmarrë masën e arrestimit dhe këtë të dyshuar e ka sjellë në njësitin e specializuar rajonal për hetimin e krimeve ekonomike, të cilët të njëjtin e kanë intervistuar me autorizim të Prokurorit të shtetit, të njëjtit iu është konfiskuar përkohësisht pasaporta e udhëtimit dhe është liruar për tu paraqitur sot me datë 31.12.2013 në Gjykatën Themelore në Pejë, gjë të cilën duhet ta bëjë”.

“Njësiti i Komunikacionit Rajonal, është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar  kundërvajtjet gjatë operimit në komunikacionin rrugor, me që në raste te tilla kanë hasur edhe më parë, gjatë vitit ku disa nga ngasësit kanë tentuar, afruar dhënie të parave për të mos iu shqiptuar masat e gjobave për kundërvajtjet në komunikacion, mirëpo kanë hasur fuqishëm të kundërshtuar nga efektivët policor, dhe të gjithë kanë rënë pre e arrestimeve dhe dërgimit para organeve të gjyqësorit”.

“Edhe në të ardhmen Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të nevojshme ligjore sipas autorizimeve që kemi në të gjitha rastet e tilla të paraqitura në terren”, thuhet në komunikatën e Policisë.