Mërgimtarët presin deri në 4 orë për të hyrë në Serbi

Në pikëkalimin kufitar në Merdarë po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave. Numri i madh i mërgimtarëve që pas festave të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore, ka shkaktuar pritje të gjata në kufi me Serbinë.

Lajme

06/01/2018 21:07

Raportohet se sot pritjet për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë. Edhe pikat e tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Pritjet e gjata në Merdar në hyrje dhe dalje te Kosovës, po ua marrin pushimet bashkatdhetarëve tanë. Ata thonë se në hyrje presin deri 4 orë dhe po aq edhe në dalje të Kosovës.

Ata shpresojnë se pas zgjerimit të vendkalimit Kosovë -Serbi, në Merdar pritjet do të zvogëlohen.

Bashkatdhetarët thonë se po presim me orë për ta lëshuar Kosovën. Pritjet e gjata në këtë pikë kufitare ndodhin për shkak të neglizhencës së autoriteteve serbe, të cilat kohë pas kohe punojnë me personel të zvogëluar.

Problem tjetër është edhe dokumentacioni i shumtë që kërkohet nga pala serbe për të kaluar kufirin.

Një qytetar i Kosovës për të kaluar kufirin Kosove -Serbi duhet t’i prezantojë së paku 4 dokumente si dhe ndërrimin e targave te veturës, sepse autoritete serbe nuk i njohin targat me mbishkrim RKS.