Mërgimtarët po vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kosovë-Serbi

Pavarësisht temperaturave të ulëta në Kosovë, edhe këtë të dielë që nga mëngjesi deri tani në mbrëmje kolona për dalje nga Kosova nga pikëkalimi kufitar në Merdarë vazhdon të jetë e gjatë.

Lajme

06/01/2019 20:19

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Merdarja në pikën kufitare Serbinë po zgjasin deri në 2 orë, kurse tek Dheu i Bardhë deri në 30 minuta.

Mërgimtarë të shumtë ia mësynë Kosovës në fund të muajit dhjetor për të festuar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre, por ata janë shprehur të pakënaqur me pritjet e gjata që po ndodhin tash e sa vite në pikat kufitare Kosovë-Serbi.