Mërgimi viziton Sami Lushtakun në burg, ia bën një befasi (Foto)

Mërgim Lushtaku i ka bërë një befasi babait të tij, Samiut në burg.

Lajme

25/05/2017 19:20

 

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës e ka mundësuar që Sami Lushtaku për herë të parë të vizitoi mbesën e tij, Elitën.

““Sot së bashku me vajzën time Eliten, vizituam babain tim! E veçanta e këtij takimi ishte se Elita takoi për herë të parë gjyshin e saj dhe u kënaq në praninë e tij. Në pritje të triumfit të së vërtetës dhe drejtësisë”, shkruan Mërgim Lushtaku në Facebook.