Mërgim Vojvoda e kalon testin edhe si portier (FOTO)

.

Sport

07/08/2017 11:45

Mërgim Vojvoda e ka kaluar edhe testin si portier.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, është detyruar të futet në portë, pas prekjes me dorë të topit jashtë zone nga portieri i skuadrës së tij, Mouscroni, në humbjen 5:2 që pësuan në shtëpi nga Charloi.

Vojvoda në dhjetë minuta qëndrim në portë, pati dy intervenime, duke ruajtur portën e paprekur, për ta kaluar testin si portier./Lajmi.net/