Mërgim Mavraj shpërthen ndaj kritikëve

Mërgim Mavraj ka reaguar pas kritikave të shumta në lidhje me refuzimin e fanellës me "Birra Peja".

Sport

26/05/2016 19:44

Kosovari e ka postuar një foto në Instagram, duke lënë një përshkrim më poshtë.

“Besimtarët e vërtetë, kur i ofendojnë të paudhët, ju përgjigjen me “selam” paqja e Zotit qoftë mbi ju”, shkroi Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime nga tifozët e tij.

Parashikoni ndeshje të EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S!