Mërgim Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Mërgim Mavraj është zgjedhur pjesë e formacionit më të mirë të javës së 14-të, në Bundesligën gjermane.

Sport

04/12/2017 18:48

Ndeshja e së premtes, ndaj Freiburgut të Abrashit, ishte nga më të mirat për mbrojtësin shqiptar, dhe ai është vlerësuar për mbylljen e hapësirave për kundërshtarët, teksa skuadra e tij mori edhe një pikë nga kjo transfertë, pas mbylljes së ndeshjes me rrjeta të paprekura.

Në formacionin me skemën 3-4-3, bëjnë pjesë edhe lojtarë të njohur që aktivizohen në Gjermani, si Artura Vidal në mesfushë, e Kingsli Koman në sulm, që të dy pjesë e Bayern Munich.