Mërgim Mavraj kryen testet mjekësore te skuadra e madhe gjermane (FOTO)

Mërgim Mavraj do të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

23/12/2016 16:59

Mediet në Gjermani sot kanë raportuar se mbrojtësi shqiptar do të lë Kolnin për t’iu bashkëngjitur Hamburgut.

Është “ndr.de” që sot ka shkruar se 30 vjeçari ka kryer testet mjekësore te Hamburgu, përcjell lajmi.net.

Hamburgu rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit gjerman, dhe Mavraj shihet si një përforcim i qëlluar për mbrojtjen, pasi shtatgjati shqiptar ka kaluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme të sezonit në Bundesligë.

Mavraj te Kolni është transferuar në vitin 2014 nga Greuther Further.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.