Mercenarët në Siri, rrezik për Europën

Washington Post sjell një hulumtim të bërë për 15 muaj lidhur me mercenarët europianë në Siri. Aty, përshkruhet rreziku se luftëtarët e kthyer nga Siria mund të shëndrrohen në akterë që organizojnë sulme terroriste në Europë.

Bota

04/12/2013 14:32

Që prej vitit 2011, një numër i madh i myslimanëve europianë kanë shkuar në Siri për të luftuar së bashku me rebelët.

Por, sa është numri i saktë i tyre dhe prej cilave vende vijnë këta luftëtarë?

Kjo pyetje ngritet për shkak se një numër i këtyre luftëtarëve të huaj mund të kthehen të përgatitur për të sulmuar Perënduimin, dhe qeveritë perëndimore tani po përballen me pyetjen se si të hartojnë një plan për të kalibruar kundërmasat.

Duke vlerësuar kërcënimin terrorist në Europë nga luftëtarët e huaj në Siri – kjo gjë është e ndërlikuar. Nga njëra anë, siç ka treguar një studim i mëparshëm të përmbledhur këtu në “Monkey Cage”, luftëtarët e huaj kanë shumë më shumë gjasa për t’u angazhuar në terrorizëm ndërkombëtar se sa popullata e përgjithshme myslimane, dhe ata prodhojnë më shumë sulme vdekjeprurëse, pa përvojën e luftëtarëve të huaj.

Në anën tjetër, një numër i vogël i luftëtarëve të huaj perëndimorë, kanë tendencë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të organizojnë sulme. Për më tepër, numri i të kthyerve ndryshon edhe nga vendet; për shembull, luftëtarët e huaj në Pakistan kanë qenë të prirur që të kthehen  dhe të organizojnë komplote më shpesh se sa homologët e tyre në Somali.

Megjithatë, një parakusht për çdo vlerësim për kërcënim është një vlerësim i mirë i numrit bruto të luftëtarëve që nisen për luftë.

Duke ditur numrin e të kthyerve nuk mund të ndihmojë nëse së pari nuk dihet numri i njerëzve që kanë shkuar në luftë.

Një strategji e vlerësimit konsiston në mbledhjen e të gjitha llojeve të mundshme të raporteve me kërkim të hapur, për flukset e luftëtarëve të huaj, të marra nga shënimet individuale për të rënët apo dhe nga vlerësimet agregate të Kombeve të Bashkuara.

Aaron Zelin dhe unë këtë gjë e kemi bërë këto 15 muajt e fundit, dhe kjo punë që edhe po vazhdon, ka dhënë një koleksion me mbi 800 pika të të dhënave. Kjo qasje ka përparësi të shumta – të cilat ne do t’i nxjerrim në pah edhe në botimet e ardhshme- por kjo nuk është ideale për prodhimin e vlerësimeve të krahasueshme në nivel vendi, sepse përfshin vëzhgime të llojeve të ndryshme.

Një strategji tjetër, e cila është më e thjeshtë dhe më e besueshme – megjithëse më e kufizuar në qëllim – është të marrim për bazë vetëm një lloj të veçantë të vëzhgimit, domethënë, vlerësime të ofruara nga shërbimet e intelegjencës të vendeve.

Tash e tutje, zyrtarët qeveritarë do të përmendin vlerësime të tilla në publik, qoftë në raporte të paklasifikuara, në intervistat me gazetarët por dhe në seancat parlamentare.

Natyrisht se këto vlerësime nuk janë joproblematike: Ato mund të ndryshojnë në saktësinë e tyre dhe mund të jenë të prodhuara në mënyra paksa të ndryshme. Megjithatë, ato janë ndoshta vlerësimet më të mira në dispozicion për shkak se shërbimet e sigurisë kanë në dispozicion një gamë të gjërë të mjeteve mbledhjes të informacioneve dhe për shkak se agjecitë evropiane duket se janë duke i përcjellë luftëtarët e tyre që shkojnë në Siri, për nga afër dhe prej kryengritjes siriane.

Për të pasur një ide të qartë të shpërndarjes së luftëtarëve të huaj që vijnë nga Europa, unë kam mbledhur vlerësime kombëtare të siguruara nga agjencitë e intelegjencës evropiane – për gjatë 6-7 muajve të kaluar. Me ndihmën e asistentin tim Kaja Blattmann, unë kam gjetur numra të tillë për 12 shtete evropiane. Këto janë të listuara në tabelën numër 1. Për vendet që kanë dhënë këto vlerësime dhe të dhëna, unë kam përdorur vlerësimin minimal dhe kam futur në kllapa vlerësimin maksimal.

Tabela 1: Numri i luftëtarëve myslimanë të huaj në Siri nga vendet e përzgjedhura të origjinës, siç vlerësohet nga shërbimi i zbulimit të çdo vendi në vitin 2013. (Thomas Hegghammer / Monkey Cage)

Gjëja e parë që duhet vërejtur është numri i përgjithshëm. Vlerësimi më i vogël është mbi 1,100 dhe ai më i larti është mbi 1,700. Anipse këto 12 vende janë ndoshta vendet kryesore që furnizojnë Sirinë me luftëtarë, ka fakte të bollshme se edhe vendet e tjera europiane kanë njerëzit e tyre në Siri.

Në këtë mënyrë, mund të themi me bindje të plotë se të paktën 1,200 myslimanë europianë kanë shkuar në Siri që nga fillimi i luftës. Kjo është një shifër e jashtëzakonshme; ne po flasim për numrin më të madh të luftëtarëve të huaj myslimanë,  që vijnë nga Europa dhe i bashkohen luftës së Siri, mund të jenë në numër më i madh në çdo konflikt në historinë moderne.

Në fakt, numri i luftëtarëve europianë në Siri mund të tejkalojë numrin e përgjithshëm të luftëtarëve muslimanë të huaj nga të gjitha vendet perëndimore për të gjitha konfliktet midis viteve 1990 dhe 2010 (të cilat në studimin tim të mësipërm vlerësohet të jetë nën një mijë). Dhe ne jemi vetëm në fillim të 2 vite e gjysmë në luftën siriane.

Problemi nuk është njëjtë i rëndë në të gjitha vendet. Vlerësimi i mësipërm tregon ndryshime të konsiderueshme, dhe numrat absolutë tregojnë se 4 vendet – Franca, Gjermani, Britania dhe Belgjika- kanë një kontingjent të madh që veçanërisht duhet të shqetësohen.

Megjithatë, madhësia absolute e kontingjentit nuk është domosdoshmërisht tregues të mirë të shkallës së kërcënimit, për shkak se vendet e mëdha kanë më shumë burime për të ndalur këtë problem. Dhjetë terroristë të mundshëm është një problem i madh për Luksemburgun se sa për Shtetet e Bashkuara. Duke shikuar numrin e përgjithshëm të popullsisë (të marrë nga Wikipedia) dhe duke numëruar numrin e luftëtarëve të huaj, ne kemi paraqitur Tabelën 2 më poshtë:

Tabela 2: Numri i llogaritur i luftëtarëve myslimanë të huaj në Siri për një milion banorë në vendin e origjinës (Thomas Hegghammer /Monkey Cage)

Në qoftë se ne supozojmë se përqindja e luftëtarëve të huaj që kthehen për të organizuar sulme është e njëjtë për çdo kontingjent që niset për në Siri, dhe se, në kuadër të Bashkimit Europian, numri i popullsisë është një përfaqësim i arsyeshëm për kapacitetin e tyre për një kohë paqeje, atëherë këto shifra thonë diçka në lidhje me përpjekjet relative të çdo vendi për të trajtuar problemin e të kthyerve. Danimarka, për shembull, do të duhet ralitivisht të shpenzojë më shumë burime të saja për t’u marrë me të kthyerit e saj se sa Italia. Rastësisht, që vlen të përmendet, për perspektivën e kontingjentit danez në Siri që është 65 persona në ekuivalent me popullsinë – është sa 3,600 amerikanë.

Çfarë na thonë këto numra në lidhje me shkallën relative të problemit të radikalizmit brenda popullatave të ndryshme myslimane brenda Europës?

Deri tani, jo shumë, sepse numri i popullsisë myslimane varion nga një shtet në një shtet tjetër. Për shembull, Britania dhe Franca kanë numër të njëjtë të popullsisë së përgjithshme, por përqindja e popullatës myslimane në Francë është 65 përqind më e madhe se sa në Britani të Madhe.

Nëse masim madhësinë e kontingjenteve si pjesë e popullsisë myslimane në çdo vend (duke përdorur të dhëna nga Pew, të vitit 2010), ne na del një pamje krejtësisht e ndryshme. Në tabelën e mposhte janë të dhënat e numrit të luftëtarëve të huaj mysliman në pjesëtim me milionat e myslimanëve:

Tabela 3: Numri i llogaritur i luftëtarëve myslimanë të huaj në Siri për milion të myslimanëve në vendin e origjinës. (Thomas Hegghammer /Monkey Cage)

Si një masë e nivelit të përgjithshëm të radikalizmit, këto numra do të duhet të merren me një “lugë të madhe të kripës”.

Jo të gjithë luftëtarët e huaj janë myslimanë të radikalizuar, dhe jo të gjithë myslimanët e radikalizuar janë të interesuar që të luftojnë në një vend të huaj. Ka dhe faktorë të tjerë pengues, që nuk u mundësojnë të gjitha vendeve që të udhëtojnë aq lehtë për në Siri.

Në vend se të tregohet niveli i radikalizmit, shifrat e larta sygjerojnë rrjetet efektive të rekrutimit në masë kritike. Megjithatë, politikbërësit në Kopenhagë, Oslo, Bruksel dhe në Vjenë duhet të marrin parasysh këta numra.

Është shumë herët për të spekuluar çfarë mund të bëhet për ndryshimin e normave relative të rekrutimit. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne sigurisht do të duhet të shikonim më mirë detajet e kompozicioneve të kontingjenteve të ndryshme, strukturën e rrjeteve të rekrutimit dhe historinë lokale të komuniteteve islamiste në çdo vend.

Në ndërkohë, ne mund të konkludojmë këtë ushtrim të thjesht se numrat e luftëtarëve të huaj të evropianëve në Siri janë shifër e lartë dhe alarmuese dhe historikisht e pa precedent. Për më tepër, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe mund të kenë kontingjentet më të mëdha të luftëtarëve të huaj në Siri, por Danimarka, Norvegjia, Belgjika dhe Austria kanë një kontribut për numrin më të madh në proporcion me numrin e përgjithshëm të popullsisë së tyre.

Duke pasur parasysh se burimet nga policia janë të limituara, këto shtete mund të kenë problemin më të madh në duart e tyre- krahasuar me fqinjët e tyre më të mëdhenj europianë.

 

(The Washington Post)