Mercedesi: Ia kemi marrë fronin BMW-së, jemi të parët në botë

Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes Benz ka njoftuar sot se e ka tejkaluar rivalin vendor, kompaninë BMW, dhe se në vitin 2016 ka shituar më së shumti vetura luksoze se cilido prodhues tjetër.

Auto & Tek

09/01/2017 15:18

Ky prodhues i vetura, me seli në Shtutgart, ka shitur gati 2.1 milionë vetura në botë, transmeton lajmi.net.

Me këto shitje është shënuar rritje prej 11.3 për qind në krahasim me vitin 2015, thuhet në njoftimin e Mercedesit, raporton AFP. /Lajmi.net/