Mercedesi i harruar në parking që tre vite

Pronari i këtij Mercedesi ka grumbulluar më shumë se £14,000 borxh ndaj kompanisë së parkimit, pasi që duket se e ka lënë veturën në parking që tre vite dhe nuk është kthyer më kurrë për ta marrë atë.

Fun

16/11/2014 20:27

Parkingu ndodhet në zonën Broadway Plaza në qendër të qytetit të Birmingham.

Kompania e parkingut APCOA zbuloi se makina ishte e hapur dhe kështu gjeti evidencë brenda, të cilat i dhanë emrin e shoferit nga Coventry, transmeton Lajmi.net.

Por, të gjitha përpjekjet për të rënë në kontakt me atë person kanë dështuar.  Aty u gjet gjithashtu se boshti mbrapa veturës është dëmtuar, që do të thotë se Mercedesi nuk ka mundur të largohet nga aty pa u rregulluar, transmeton Lajmi.net.

Policia është ende në kërkim të personit të cilit i përket makina, por në qoftë se nuk gjendet makina patjetër se do të hiqet nga aty.

Nuk ka të dhëna se Mercedesi është i vjedhur.