Mercedes zyrtarisht zbulon modelin S600 Guard

Ne kishim raportuar edhe më herët se Mercedes është duke punuar në prodhimin e modelit të ri S-Class Guard, dhe tani ky model është këtu.

Auto & Tek

07/08/2014 21:47

Vetëm disa javë më parë ne kishim raportuar se Mercedes ishte koncentruar në prodhimin e modelit S-Class Guard, dhe tani ne kemi imazhet dhe detajet zyrtare të modelit të ri luksoz.

Sipas prodhuesit të veturave, Mercedes S600 Guard është vetura e parë e çertifikuar për VR9 – klasa më e lartë rezistente e mbrojtjes.

Komponentët mbrojtës janë bërë nga një lloj i veçantë i çelikut, dhe janë vendosur në hapsira mes trupit dhe lëkurës së jashtme.

Fuqia e veturës vjen nga një motor 6.0 litërsh me dy turbo V12 të radhitur në 530 kuaj-fuqi dhe 612 çifte rrotulluese.

Vetura vjen me dritare hidraulike, sistem për alarm nga paniku, një sistem ftohës dhe një sistem për freskimin emergjent të ajrit.