Mercedes tregon prototipin kompakt të veturave elektrike

Mercedes paraqiti EQA-një prototip të gjithin elektrik javën e kaluar në Itali.

Auto & Tek

13/06/2018 12:09

EQA do të ofrohet në segmentin e njëjtë të tregut si Mercedes A-Class. Si një koncept, makina kompakte tërsisht elektrike ishte prezantuar tashmë një vit më parë në Frankfurt Motor Show. Në atë kohë, Mercedes deklaroi se bateria do të jepte deri në 60 kilovat orë, e cila duhet të lejojë një distancë prej 400 kilometrash. Dy motorë elektrikë duhet të japin 268 kuaj fuqi.

Makina me katër rrota do të kap shpejtësinë nga 0 në 100 km/h në vetëm 5 sekonda.

Nëse prototipi i përmbush të gjitha këto premtime nuk dihet në këtë kohë, as nuk ka një datë e shitjes. Dizajni i prototipit gjithashtu duket mjaft futurist për një makinë që do të shkojë menjëherë në prodhim.