Mercedes paraqet modelin e parë të prodhimit tërësisht elektrik në shtator

Në një Twitter, Daimler ka njoftuar se SUV me energji elektrike "EQC" do të paraqitet më 4 shtator.

Auto & Tek

28/08/2018 12:02

Mercedes SUV tërësisht elektrike “EQC” do të demonstrohet për herë të parë në një aktivitet në Stokholm më 4 shtator , raporton Engadget . E-makina nuk është një koncept, por makina e parë e prodhimit elektrik nga Mercedes . Në një tweet Daimler njoftoi prezantimin dhe tregoi një foto të parë, transmeton lajmi.net.

Fotografia tregon se versioni i prodhimit është qartësisht i ndryshëm nga makinat Concept E që Daimler ka treguar tashmë. EQV do të sjellë rreth 400 hp, të cilat përshpejtojnë makinën në më pak se pesë sekonda nga 0 në 100 km / h . Një bateri 70 kWh duhet të lejojë një distancë deri në 500 kilometra. E-SUV do të dalë në treg deri në vitin 2019. Konkurenti Audi gjithashtu do të prezantojë një SUV elektrike më 17 shtator. /Lajmi.net/