“Mercedes Land Rover” është një nga makinat më të çuditshme që keni parë (Video)

Jeremi Clarkson nga Britania e Madhe, e ka punuar një makinë duke kombinuar pjesë nga Mercedesit dhe Land Roverit.

Auto & Tek

13/01/2017 17:56

Pjesa e sipërme i përket modelit SL të prodhuesit gjerman, që është lansuar më 1980, derisa struktura e brendshme është nga modeli Discovery, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë që është cilësuar si e shkëlqyeshme, duket e çuditshme por edhe e këndshme.

Për të hyrë në të nevojiten shkallët, ndërsa kur ndizet lëshon një zhurmë të fuqishme.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër dhe në lëvizje këtë kombinim të pazakontë të veturave.

YouTube player