Mercedes GLA një makinë për të rinjtë

Mercedes Benz GLA është një makinë e vogel sportive dhe njëkohësisht makina më luksoze në tregun global sa i përket Crossovers.

Auto & Tek

25/12/2014 11:04

Mercedes pret që të tërheq të rinjtë me këtë super makinë sportive. GLA ka një dukje mjaft tërheqëse, i gjatë me rrota 18 dhe 19 inch.

Ky model ka një motor 2.0 litra me 208 kuaj fuqi, dhe një marsh standard me 7 shpejtësi automatike.

Veçori standarde në çdo GLA 250 përfshijnë rrota prej 18-inch, programi Offroad Drive, dhe Offroad Display.

Lista e opsioneve është e gjerë, por GLA  do të përfshijë informacionin e automjeteve COMAND dhe sistemin Infotainment, pastaj ka drita bi-ksenon, një pamje panoramike.

Çmimet fillojnë nga  31,300  dollar për një GLA 250, ndërsa GLA 45 versioni AMG fillon në 48,300 dollar.