Mercedes GLA, CLA dhe B-Class – në version të ri Urban Style

Kompania prestigjioze gjermane, Mercedes, tani për modelet e saj aktuale GLA, CLA, CLA Shooting Brake dhe B-Class ofron versionin e ri UrbanStyle, për momentin vetëm në tregun gjerman.

Auto & Tek

27/05/2018 22:35

Modelet UrbanStyle vijnë me pamje tërheqëse dhe me performancë të nivelit të veturave të kohës së tanishme, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, këto modele në version UrbanStyle karakterizohen me dritat e përparme LED, rrotat 18 ose 19-inç nga alumini, interier me ngjyrë të zezë në kontrast me qepje ngjyrë të bardhë, timonin multi-funksional prej lëkure, detajet nga fibra të karbonit, ekranin 8-inç, ulëset e përparme me nxehje, si dhe në dispozicion është paketa Night Package.

Sa i përket çmimit, B-Class UrbanStyle Edition kushton 31,755 euro, CLA UrbanStyle Edition është në dispozicion për 33,546 euro, CLA Shooting Brake UrbanStyle Edition për 34,141 euro, ndërsa GLA UrbanStyle Edition për 33,058 euro.