Mercedes do të krijojë kamionë që nuk kanë nevojë për shofer

Krijuesi gjerman i veturave dhe mjeteve të tjera motorike Mercedes, ka njoftuar se do të fillojë krijimin e disa serive të reja të kamionëve që nuk kanë nevojë për shofer të cilët do të quhen "Kamionët e Ardhshëm 2025".

Auto & Tek

06/07/2014 00:29

Testi i vozitjes së këtyre kamionëve ishte i shkurtër. Të kalohet rreth 3 milje rrugë dhe gjatë së cilës shoferi shpesh është i zënë duke ndezur një cigare dhe duke ngrënë mish pa i kushtuar vëmendje rrugës është shumë e rrezikshme, raporton CNN.

Kamioni do t’i japë shoferit një guxim për të shkruar mesazhe dhe të bëjë çfarëdo që ai dëshiron gjatë rrugës kur është duke vozitur.

Kontrollet e kompjuterizuara do ta bëjnë këtë kamion edhe më të efektshëm në shpenzimin e karburantit. Shumica e pjesëve të cilat janë të nevojshme për ta bërë këtë automjet efikas janë tashmë në dispozicion në treg.

Masat e sigurisë përfshijnë ndihmë në frenim aktiv, udhëzime dhe sisteme të hartave, dhe kontrollin e gjobës që mund ta merr shoferi nga vozitja që është duke e bërë.

Mercedes tha se kamioni do të jetë përgjegjës vet për kontrollimin e mjetit.