Mercedes C Class Coupe tani ka 510

Kjo është makina që kur ta shihni në rrugë do ta ktheni kokën për ta shikuar, modeli i ridizajnuar vijon në gjurmët e S-Class Coupe, tani makina është elegante dhe sportive me një dizajn dinamik.

Auto & Tek

16/09/2015 10:31

Mercedes ka zbuluar makinën e re C-Class Coupe në Frankfurt Motor Show.

Brendia e tij është mjaft luksoze e cila ka materiale me cilësi të lartë dhe një dizajn modern,modeli do të ketë një shumëllojshmëri të modeleve me motor të ndryshëm duke filluar nga 1.6 ose 2.0 motor me katër cilindra benzinë.

Kemi gjithsejtë 4 lloje të motorëve me benzinë: një C 180 me 156 kuaj fuqi(115 kw), C 200 me 184 kuaj fuqi(135 kw), C 250 me 211 kuaj fuqi(155 kw),dhe një C 300 me 245 kuaj fuqi(180 kw).

Ndërsa motori me naftë, do të ketë një motor 2.0 katër cilindërsh, qe prodhon nga 170 deri në 204 kuaj fuqi.

Mercedes C Class Coupe AMG përmban një twin turbo 4.0 V8 i cili prodhon 476 kuaj fuqi, i cili ka një transmision me shtatë shpejtësi automatik AMG Speedshift, i cili mundëson makinën për të lëvizur nga 0 deri në 100 km/h vetëm për 4 sekonda.

Gjithashtu, C63 S ka përmirësuar motorin twin-turbo 4.0 V8 i cili mund të prodhoj 510 kuaj fuqi. Kjo e bënë makinën si një raketë ku ajo lëviz nga 0-100 km/h në 3.9 sekonda, dhe shpejtësia maksimale arrin 290 km/h(180 mph).
Ju mund ta shikoni videon më poshtë:

YouTube player