Mercedes-Benz S-Class, i ri

Këtë vit mercedes shënoi futjen e një makinë krejtësisht të re të modelit S-Class, ky model ka një performancë të lartë me motor shumë të fuqishëm. Për vitin 2015 mercedes ka dy modele S600 dhe S65 AMG.

Auto & Tek

16/06/2015 10:42

S-Class e sotme mbetet një nga më të mirat,super luksoze si një anije në botë, së bashku me serinë e Audi A8, BMW 7, Jaguar XJ etj.

Mercedes ka hedhur prej kohësh kërkesën në krye të shkallës luksoze , veçanërisht në qoftë se ju e vlerësoni teknologjinë, inxhinierin, dhe disa elemente të sigurisë më të avancuara aktive.

Ata kanë një dëshirë për shpejtësi, si dhe luks suprem, pra makina S65 AMG S-Class-së, ka 577 kuaj fuqi,me një motor bi-turbo 5,5 litër V8, shpejtësia nga 0-60 mph arrin vetëm për 3.9 sekonda.

S klasa e re Coupe në veçanti thekson ngasje të shpejtë dhe kënaqësi, edhe pse natyra e tij luksoze, së pari ju largon nga sportiviteti mirëpo stili duket ashtu.

Çmimi fillestar për një S-class të ri është 90.582 dollar i cili mund të arrin deri në 222.000 dollar.